sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Në lojë vetëm në minutën e 90, edhe Simeone habitet kur sheh Grizman të aktivizohet

Barcelona ishte duke barazuar me rezultatin 2-2 me Atletiko Madrid, mirëpo trajneri i katalanasve Kike Setien, nuk e mendoi si alternativë të duhur të aktivizonte Antuan Grizman, për t’i dhënë një tjetër impakt skuadrës.

Setien në një mënyrë të pashpjegueshme vendosi ta hidhte në fushë kampionin e botës në minutën e 90. Një lëvizje që habiti jo pak, pasi në ato pak minuta shtesë sulmuesi nuk mund të shndërrohej në hero. Me ndërrimin që bëri Setien në minutën e 90, u habit jo pak edhe Diego Simeone, i cili nuk po i besohej se një futbollist me cilësitë e Grizman po aktivizohej vetëm në fund.

Madje, edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku Simeone la të kuptohej se i vinte keq për ish-futbollistin e tij, që iu desh t’i bindej trajnerit dhe të futej në fushë sa për të thënë. /VipSport.al/