sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Murinjo shuan shpresat e Arsenalit për Europën, Son i dhuron derbin

Totenhem i ka dhënë një goditje të rëndë shpresave të Arsenalit për të siguruar një vend në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm. Skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar derbin londinez me shifrat 2-1 dhe tashmë për ekipin e drejtuar nga Mikael Arteta, bëhet thuajse e pamundur që nëpërmjet kampionatit të gjejë një vend mes 7 ekipeve të para në 3 ndeshjet e mbetura.

Goli i Lakazet i dha avantazhin Arsenalit në këtë ndeshje, por pastaj një kthim i gabuar pas i “topçinjve” solli barazimin dhuratë të sigluar nga Son. Totenhem krijoi më shumë raste për të shënuar dhe ia doli që të tundte përsëri trjetën në pjesën e dytë, këtë herë me anë të Aldeirueireld, i cili devijoi në portë një harkim të Son, gjithnjë e më protagonist në këto javë në të mirë a në të keq për ekipin e Murnjos.

Tahsmë ky i fundit ka vetëm 2 pikë më pak se sa Shefilld që mban vendien e 7 dhe ka mundësi të tjera për të siguruar një vend në Europë, ndërsa Arsenali mbetet i shkëputur me 4 pikë nga Shefilld. /vipsport.al/