sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Mjafton kapiteni Ramos, Real Madrid nis arratinë drejt titullit në La Liga

Real Madrid nuk ka lënë t’i ikë nga duart mundësia e artë për të nisur arratinë drejt titullit në Spanjë. Pas gabimit të Barcelonës, madrilenët kanë përfituar dhe me fitoren e sotme 1-0 ndaj Getafes, kanë krijuar një distancë sigurie në javët e mbetura në kampionat.

Madrilenët duhej të fitonin për arratinë por në pjesën e parë lojën e bëri Getafe që i vuri në vështirësi të madhe duke i sulmuar dhe duke iu afruar shpesh zonës së Kurtua. Reali reagoi më shumë në pjesën e dytë derisa erdhi momenti vendimtar i ndeshjes, kur në minutën e 78 Karvahal fitoi një penallti me një inkursion në krahun e djathtë.

Serxhio Ramos si zakonisht u tregua i saktë nga pika e bardhë duke tundur rrjetën dhe duke i dhënë ekipit të tij një fitore të vuajtur 1-0, por shumë të rëndësishme. Tashmë Reali ka katër pikë diferencë ndaj Barcelonës dhe me tymnajën që ka shpërthyer në klubin katalanas, duket një avantazh shumë i madh për t’u përmbysur në javët në vijim, gjithmonë nëse Reali nuk e lëshon vetë nga duart trofeun. /vipsport.al/