sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Milani përmbys Dermakun me shokë, Napolin e ndal Bolonja

Para pak çastesh kanë përfunduar tre ndeshje të Serie A. Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Bolonjës. Skuadra e Gatuzos shënoi e para që në minutën e shtatë me Manolas, por më pas nuk mundi të gjejë terren për të shënuar rrjetën e dytë.

Po nuk shënove, do të pësosh dhe Bolonja gjeti golin në minutën e 80, duke marrë një pikë ndaj napolitanëve. Minuta të plota për Hysajn, që këtë ndeshje kishte nderin të mbante shiritin e kapitenit.

Bolonja-Napoli 1-1
Shënues: Manolas 7’/ Barrou 80’

Pas atij barazimi 2-2 ndaj Napolit, Milani është kthyer te fitorja. Parma ishte “viktima” e radhës për kuqezinjtë. Ishte skuadra e Dermakut, që shënoi e para në këtë ndeshje, duke i dhënë një shuplakë Milanit në minutën e 44. Kuqezinjtë janë zgjuar dhe “arkitekti” i “remuntadas” ishte Hakan Çalhanoglu.

Mesfushori turk dha dy asiste të shpejtë në minutat 56 dhe 59 për Kesi dhe Romanjolin, duke përmbysur brenda tre minutash. Më pas ishte vetë ylli turk, që gjeti golin e 3-1 në minutën e 77, pas asistit të Bonaventurës. Në këtë ndeshje për Parmën u aktivizua edhe Dermaku, i cili zuri vendin e Bruno Alvesh në minutën e 46.

Milan-Bolonja
Shënues: Kurtiç 44’/ Kesi 56’, Romanjoli 59’, Çalhanoglu 77’

Në ndeshjen tjetër Sampdoria arriti të fitojë pastër ndaj Kaljarit me rezultatin 3-0.

Sampdoria-Kaljari 3-0
Shënues: Gabiadini 8’, Bonaxoli 40’ 53’