sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Milani i jep leksion në shtëpi, shuhen ëndrrat e titullit për Lacion

Kryendeshja e kësaj jave në Serinë A mes Lacios dhe Milanit ka treguar se bardhekaltërit nuk janë ende gati për të synuar që të rivalizojnë me Juventusin për titullin kampion. Milani u ka dhënë një leksion duke i mundur 3-0 dhe duke bërë që tashmë mes skuadrës së Thomas Strakoshës dhe Juventusit kryesues, pikët diferencë të jenë 7.

Strakosha ka qenë shumë i pafat në këtë ndeshje. Ai u mposht fillimisht nga një goditje e devijuar e Çalhanollu që i dha avantazhin Milanit. Më pas, portieri shqiptar gjeti krahun dhe devijoi penalltinë e Ibrahimoviç, por topi preku shpinën e tij dhe ai pa i dëshpëruar se si përfundoi në rrjetë.

Gardiani nuk mundi të bënte asgjë në golin e tretë të shënuar nga Rebiç, i harruar i vetëm nga prapavija e skuadrës së tij, duke u detyruar të nxirrte për here të tretë dhe të fundit për këtë sfidë sferën nga rrjeta.

Një humbje e rëndë për Lacion, që bën tashmë thuajse te pamundur arritjen e Juventusit në javët e mbetura. Bardhekaltërit i kishin varur shpresat te ndeshja direkte me bardhezinjtë, por me një distancë prej 7 pikësh mes dy skuadrave, ndoshta tani do të fillojnë të mendojnë më shumë të mbrojnë pozicionin në renditje se t’u vihen pas kryesuesve. /vipsport.al/

Lacio.Milan 0-3
23’ Çalhanollu, 33′ (p) Ibrahimoviç, 62′ Rebiç