sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Mbrojtësi i kombëtares e pëson nga VAR, i kuq në minutën e fundit dhe ekipi përmbyset në shtesë

Ivan Balliu është bërë sot protagonisti negativ i Almerias në ndeshjen e rëndësishme të kësaj jave kundër Tenerifes, një sfidë që mund të çonte ekipin e tij në zonën e ngjitjes direkte në La Liga. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është ndëshkuar me karton të kuq në fundin e sfidës dhe ekipiiI tij doli pa pikë pasi pësoi gol në shtesën e takimit.

Almeria kishte shënuar e para por u arrit nga penalltia e Mija në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë, pikërisht një fuall ndaj këtij lojtari në minutën e 87 i kushtoi shtrenjtë Balliut i cili shkeli nga mbrapa këmbën e kundërshtarit. Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë, por pastaj u sinjalizua nga salla e VAR se duhej të rishikonte vendimin e tij.

Atij nuk iu desh shumë për të kuptuar faullin e Balliut dhe u kthye në fushë e i tregoi mbrojtësit shqiptar kartonin e kuq. Ekipi i tij nuk arriti të administronte rezultatin në minutat e mbetur dhe pësoi gol në shtesën e takimit duke dalë pa pikë nga kjo ndeshje në shtëpi. /vipsport.al/