sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Mançester Siti i frikshëm, “shkatërron” Liverpulin kampion

Liverpuli e ka fituar titullin që në javën e shkuar, por sot ishte një ndeshje prestigji ndaj Mançester Sitit. Këta të fundit sot kanë zbrazur gjithë mllefin e humbjes së titullit dhe sezonit të dobët, duke triumfuar 4-0 ndaj kampionëve. Goli i parë ka ardhur në minutën e 25 me De Bryjne, që kthen në gol një penallti të fituar nga Stërling.

Ky i fundit është padyshim njeriu i ndeshjes, pasi mori pjesë në tre nga katër golat e skuadrës së tij. Në të 35-ën sulmuesi arriti të shënojë golin e dytë pas asistit të Foden. Ky i fundit nuk mjaftohet me kaq, pasi arrin ta dërgojë edhe vetë topin në rrjetë në minutën e fundit të ndeshjes, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Edhe në pjesën e dytë luhet e njëjta “muzikë” dhe Siti arrin të shënojë golin e katërt në minutën e 66, ku Stërling goditi drejt portës dhe sfera mori devijimin e Çambërlejn. Në fund VAR i mohon “manitan” Sitit dhe ndeshja përfundon 4-0, me ekipin e Guardiolës, që tregon fuqinë e tij dhe jep sinjale të qarta për Realin e Madridit, me të cilët ka hesape të palara në Champions. /vipsport.al/