sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Mançester Junajtid argëtohet me të rinjtë dhe sheh Champions nga afër

Vazhdon marshimi i Mançester Junajtid i cili i udhëhequr nga të rinjtë, por arrin të shfaqet në mënyrë të shkëlqyer në këto javë dhe tashmë sheh veten në zonën e Ligës së Kampioneve.

Skuadra e Ole Gunar Solskjaer ka mundur sot me shfirat 5-2 Bornmuth dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në renditje, vetëm 3 pikë larg vendit të tretë. Adoleshenti Grinud vazhdon të jetë gjithnjë e më shumë protagonist dhe sot shënoi dy here në portën kundërshtare, ndërsa Rashford, Marsial dhe Bruno Fernandes gjetën gjithashtu rjetën duke siguruar një sukses shumë të rëndësishëm për ekipin.

Vendin e tretë vazhdon ta mbajë Leisteri, i cili pa sdisa hapave të gabuar duket se po kthehet përsëri në formën e duhur, siç e tregoi sot ndaj Kristal Palas ku fitoi 3-0 me golat e Iheanaço dhe Vardit.

NDESHJET

Noruiç-Brajton 0-1
25′ Trosard

Leister-Kristal Palas 3-0
49’ Iheanaço, 77’, 90’ Vardi

Mançester Junajtid-Bornmuth 5-2
29’, 54’ Grinud, 35’ (p) Rashford, 45’ Marsial, 59’ B. Fernandes / 15′ Stanislas, 49’ (p) King