sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Lenjani jep asist “me telekomandë”, mund Kolollin & Co

Kampionati zviceran ka parë sot të zbresin në fushë Zyrihun dhe Sioni , në një ndeshje të prapambetur të dy skuadrave të cilat luftojnë tashmë për të mos rënë nga Kategoria. Një sfidë e cila pa Sionin të dilte triumfues në transfertë me shifrat 2-0 e ku protagonist ishte edhe Ermir Lenjani.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, në pjesën e parë dha një asist të kalibruar për golin e avantazhit të shënuar nga Uldriks, duke i dhënë qetësinë ekipit të drejtuar nga Paolo Tramexani, i kthyer në stolin e zviceranëve për t’i ndihmuar që të mbijetojnë në këtë kategori. Një gol i Stojlkoviç në shtesën e sfidës vulosi rezultatin 2-0 për Sionin.

Tashmë kjo skuadër është me pikë të barabarta, 36, me Thun por eviton zonën e ftohtë për shhkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fundin e kampionatit.

Ndërkohë, Zyrihu vazhdon formën e tmerrshme që pas rifillimit të sezonit, me Kollollin, H. Kryeziun e M. Kryeziun që nuk po arrijnë të ndihmojnë skuadrën e cila nga pretendente për një vend në Europë, u kthye në një skuadër që nëse nuk do të jetë e vëmendshme, mund të përfundojë në luftën për mbijetesë. /vipsport.al/