sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Laçi bën detyrën përballë Luftëtarit, një hap më shumë drejt Europës

Laçi ka bërë atë që i kërkohej sot përballë Luftëtarit, duke fituar 3-1 dhe duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt pjesëmarrjes në Europë në edicionin e ardhshëm. Kurbinasit kanë fituar 3-1 dhe tani e shohin veten në vendin e tretë përkohësisht, por edhe 6 pikë larg Partizanit që e shohin si rivalin kryesor në luftën për këtë pozicion.

Gjithçka u bë e thjeshtë që në minutat e parë me autogolin e Kukës ndërsa më pas ndeshja ishte komplet nën ritmin e kurbinasve të cilët krijuan raste të njëpasnjëshme derisa gjetën rrjetën edhe me Xhixhën e më pas edhe golin e tretë, përsëri nga një autogol i Lalës. Goli i Mehmetllarit shërbeu vetëm për statistika pasi nuk ndryshoi asgjë në fatin e kësaj sfide.

LAÇI-LUFTËTARI 3-1
2′ (ag) Kuka, 40′ Xhixha, 51′ (ag) Lala / 85′ (p) Mehmetllari

Laçi: Stazhilla, Turkaj, Marku, Gjoni, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja (22′ Teko), Xhixha (73′ Prenga), Greca (46′ Marku), Nuabueze.
Trajner: A. Cungu

Luftëtari: Basha, Brahlika (6′ Puçi, Isufi, Lala, Kuka (62′ Malaj), Qato, Hyseni (67′ Alinani), Duka (67′ Zeneli), Lika, Oshafi, Mehmetllari.
Trajner: N. Novi

KV: Rapo / Hyseni, Duka, Oshafi

Gjyqtar: H. Llapra

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Laçit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

85’ GOOOL Luftëtari, shënon Mehmetllari.

84’ Penallti për luftëtarin. Pas një goditje nga këndi Prenga ndal në mënyrë të parregullt brenda zones Mehmetllarin dhe shkakton 11-metërsh.

83’ Fangaj përpiqet që të shënoje më një nga dëpërtimet e zakonshme nga e djathta, nuk arrin të gjuajë drejt katërkëndorit pasi rrethohet nga mbrojtja e gjirokastritëve.

78’ Prenga, i futur pak minuta më parë në fushë, mundohet të shënojë fillimisht me një depërtim në krahun e majtë, e më pas me një gjuatje na jashtë zonës që shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Bashës.

73’ Qato gjan nga distance, topi përplaset para Stazhillës por ky i fundit arrin ta mbajë jashtë katërkëndorit.

70’ A. Marku ka mundësi të mire për të shënuar por nuk arrin të devijojë topin para katërkëndorit të Bashës në momentin e fundit, i ndalur nga gjirokastritët. .

58’ Goditje dënimi nga e majta e sulmit të Laçit, Deliu gjuan në portë por Basha përgjigjet i vëmendshëm.

55’ Goditje nga këndi për Laçin, topi harkohet në zonë ku Gjoni me kokë godet mbi mbrojtësit kundërshtarë por sfera ndalohet nga traversa.

51’ GOOOL Laçi, shënon autogol Lala. Nuabueze kalon edhe portierin me një shpërthim të shpejtë, vjen Lala i cili duke u munduar të largojë topin e shtyn atë në rrjetë.

49’ Kuka shpëton një gol të sigurt kur devijon në vijën fatale një gjuajtje të fortë të Xhixhës.

46’ Zëvendësim te Laçi në fillimin e pjesës së dytë, aktivizohet Marku në vend të Grecës.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë më rezultatin 2-0 për Laçin.

45’+3’ Goditje dënimi e Laçit, topi harkohet nga Rapo për Nuabuezen i cili gjen hapësirën për të gjuajtur me kokë por jo siç duhet pasi e fluturon atë shumë lart mbi traversë.

45’+2’ Aksion nga ana tjetër e fushës, këtë herë Oshafi nuk devijon me kokë për të shënuar në portën vendase.

45’+1’ Goditje e fortë e Xhixhës drejt portës, Basha grushton siç duhet she shpëton katërkëndorin e tij.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ GOOOL Laçi, shënon Xhixha. Gabim në prapavijën e Luftëtarit që i dhuron topin vendasve, Xhixha falënderon duke e dërguar sferën në rrjetë.

34’ Një harkim nga e djathta përfundon në qendër te Lushkja por ky i fundit nik arrin të godase si duhet drejt portës duke fluturuar topin mbi traversë.

29’ Largimi i gabuar i portierit Basha thuajse i dhuron golin e dytë Laccit, pasi topi devijohet nga Xhixha dhe rrezikon të kthehet drejt portës, por fatmirësisht për miqtë përfundon jashtë.

28’ Rrëmujë në zonën gjirokastrite pas një goditje këndi, topi devijohet nga 2-3 lojtarë por asnjë nuk e shtyn drejt rrjetës.

26’ Nuabueze nis një top mjaft interesant në qendër për Grecën, por i jep më shumë forcë se duhet dhe portieri i Luftëtarit kontrollon.

22’ Tjetër top në zonën e Laçit pas një goditje standarte, mbrojtja vendase kontrollon me Stazhillën që bën të tijën sferën.

19’ Luftëtari përpiqet të reagpjë por duket që nuk ka forcë për të rrezikuar portën e Stazhillës, duke iu afruar asaj vetëm me gjuajtjet nga distanca.

12’ Nuabueze bën gjithçka mirë në të djathtë, pason në qendër për Grecën i cili gjuan shumë lart mbi traversë nga një pozicion i favorshëm.

9’ Pas një goditje këndi, gjuajtja e Deliut prek pjesën e sipërme të traversës e përfundon jashtë.

6’ Fillimisht Nuabueze e më pas Rapo nuk arrijnë të dërgojnë topin në kuadrat me gjuajtjet e tyre brenda zonës, të ndalur nga mbrojtja kundërshtare.

2’ GOOOL Laçi, shënon autogol Kuka. Pas një shpërthimi të Xhixhës në krahun e majtë, pasimi në qendër i tij shtyhet në rrjetë nga mbrojtësi i gjirokastritëve.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Laçit me shkelmimin nga qendra të ekipit vendas.