sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Kukësi reagon ndaj gjykimit: Arbitri vendosi ndeshjen, të dy golat të parregullt

Mbrëmjen e djeshme Kukësi mori një “shuplakë” të rëndë për ecurinë e gjithë sezonit, ku u mund nga Teuta dhe humbi shansin të shkonte në finale të Kupës së Shqipërisë dhe të fitonte të paktën një trofe, duke parë se në kampionat gjithçka është në dorë të Tiranës.

Dy golat e Kapllanit dhe Hoxhës përmbysën rrjetën e Rrocës. Që në momentet e golave kishte protesta për parregullsi nga ana e verilindorëve, ndërkohë sot ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga klubi. Nëpërmjet një video të shoqëruar me argumente, Kukësi shprehet se gjyqtarët vendosën ndeshjen ditën e djeshme, duke akorduar dy gola të parregullt.

Gjyqtarët e ndeshjes së djeshme ishin: Kreshnik Barjamaj (kryesor), Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri.

REAGIMI I KLUBIT TË KUKËSIT:

“Në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin tonë, protagonist bëhet sërish arbitri. Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës erdhi si pasojë e dy gabimeve të gjyqtarit të ndeshjes dhe asistentit të tij.

Në minutën e 73, Çyrbja i merr topin me faull mbrojtësit Krasniqi para syve të asistentit Bregasi, megjithatë nuk akordohet faull dhe nga ky aksion erdhi goli i barazimit.

Pak minuta më vonë, krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë, por për asistentin goli ishte i rregullt. Më poshtë keni pamjet filmike, gjykimet e të cilave mund t’i bëni vetë.” /vipsport.al/