sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Koronavirusi një kujtim i largët, sulmuesi shqiptar shënon në Rumani

Armando Vajushi ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen e djeshme në kampionatin rumun me skuadrën e Petrolul, sa i përket Ligës së Dytë. Shkodrani, i cili më herët në këtë sezon, nuk i shpëtoi as infektimit me koronavirus, u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 15, teksa dërgoi sferën në një krah dhe portierin në krahun tjetër.

Mirëpo, në ndeshjen e katërt play-off të grupit për të gjetur kampionen, goli i shqiptarit nuk vlejti shumë pasi ekipi i tij në vazhdimin e ndeshjes u mposht me rezultatin 1-2 nga Arges.

Ekipi i Vajushit ka pas shanse për t’u shpallur kampion, megjithatë mund të shpresojë të arrijë elitën e sezonit të ardhshëm nëse renditet në vendin e tretë./VipSport.al/