sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Keidi Bare rivalizon Gjasulën, dy të verdhë në dy minuta e nxjerrin jashtë loje

Keidi Bare nuke ka mbyllur i lumtur sfidën e sotme në kampionatin spanjoll mes Malagas dhe Albacetes. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, duket po rivalizon në distancë me bashkëkombësin e tij që la shenjë në Gjermani, Klaus Gjasulën, pasi vazhdon të ndëshkohet me një rregullsi të pabesueshme me kartonë të verdhë dhe sot, mori dy të tillë brenda dy minutash për të lënë fushën e lojës me të kuq.

Bare, i cili kishte qenë ndër më të mirët në fushë dhe kishte krijuar edhe raste për shënim, në minute e  69 u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyrje ndaj një kundërshtari. Kartonin e verdhë ai e kontestoi menjëherë duke e cilësuar të pamerituar. Pa kaluar dy minuta, Bare përfundoi përsëri në bllokun e shënimeve të gjyqtarit, I cili nuk ngurroi ta ndëshkonte përsëri pas një përplasje.

Lojtari u largua i inatosur nga fusha e lojës, duke shkelmuar e goditur çfarë i dilte përpara, pasi nuk u besonte syve se si e kishin ndëshkuar në këtë mënyrë në ndeshjen e cila më pas u mbyll me rrjeta të paprekura,

Ky ishte kartoni i kuq i dytë në këtë sezon për Baren, i cili është ndëshkuar edhe me 12 kartonë të verdhë. Ndërkaq, rekordi që Gjasula vendosi në Gjermani ishte me 17 kartonë të verdhë në një edicion të vetëm. /vipsport.al/