sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Juventus fiton dhe argëton në derbi, nis përsëri arratia bardhezi

Juventusi ka fituar me rezultatin e pastër 4-1 derbin ndaj Torinos dhe ka dhënë një mesazh të qartë se nuk ka ndër mend të ndalet në një moment kur duket se ka gjetur edhe formën e duhur të disa prej yjeve të saj.

Ndeshja praktikisht filloi 1-0 për bardhezinjtë pasi ata gjetën rrjetën me Dibala që në minutën e tretë të sfidës. Juventusi nuk uli ritmin e vazhdoi të dominonte duelin e të krijonte raste, derisa gjeti edhe golin e dytë me anë të Dibala.

Torino provoi të kthehej në ndeshje dhe një penallti e shkaktuar nga De Ligt ia dha mundësinë Belotit që të shkurtonte diferencën. Por në pjesën e dytë skuadra e Sarrit u kthye të sulmonte me shumë forca dhe arriti të mbyllte sfidën,

Ronaldo shënoi golin e tretë me një goditje dënimi që i mungonte prej kohësh në repertorin e tij, ndërsa në fund autogoli i Xhixhi vulosi fitoren 4-1 ndaj Torinos. Tani Juventusi është 7 pikë ndaj Lacios ndjekëse, që luan në darkë ndaj Milanit.

JUVENTUS-TORINO 4-1
3’ Dibala, 23’ Kuadrado, 61′ Ronaldo, 87′ (ag) Xhixhi / 45+6 (p) Beloti