sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Interi gabon si Lacio, mundet në shtëpi nga Bolonja me përmbysje

Interi ka bërë një hap të gabuar në luftën për të siguruar vendin e dytë në Serinë A, pasi është mposhtur në shtëpi me shfirat 2-1 nga Bolonja. Lacio i kishte dhënë mundësinë një ditë më parë që të shkurtonte diferencën po me një gabim në shtëpi, por zikaltërit e Kontes nuk kanë përfituar nga kjo situatë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Lukakun, zikaltërit e menduan ndeshjen të mbyllur dhe shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi. Lautaro Martinez pati shansin ideal për të dyfishuar rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, por gaboi penallti ndërsa miqtë kishin mbetur me 10 vetë.

Por Bolonja nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin me Xhuvara i cili kaloi Handanoviç me një gjuajtje të fortë. Pasi Bastoni doli me të kuq duke vendosur barazpeshën numerike në fushë, miqtë gjetën edhe golin e fitores me Barrou i cili vulosi një sukses të rëndësishëm 2-1 në transfertë.

Kësisoj, Interi mbetet 4 pikë pas Lacios e 11 larg Juventusit, ndërsa tani rrezikon që t’i lëshojë vendin në renditje Atalantës që po e ndjek hap pas hapi. /vipsport.al/