sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ I dhuroi fitoren PAOK ndaj Olimpiakos në “frymën e fundit”, Mihaj tregon emocionet e golit

Enea Mihaj u shndërrua në heroi e PAOK në ndeshjen e para disa ditëve ndaj Olimpiakos. Mbrojtësi i kombëtares u aktivizua në minutën e 46, mirëpo do të bënte që prezenca e tij të ndihej shumë në minutën e 90, teksa shënoi golin e fitores për të tijtë. Ky ishte goli i parë në karrierë për futbollistin e talentuar dhe në faqen zyrtare të klubit ka treguar dinamikën e golit.

“Është diçka e veçantë, pasi është goli im i parë në karrierë. Speciale e bën edhe fakti që ne morëm një fitore të rëndësishme me atë gol. Po e ndiqja me vëmendje të gjithë trajektoren e topit në aksionin e golit, e ndoqa dhe shënova.

Trajneri më dha disa shpjegime se çfarë duhet të bëja në aspektin difensiv, unë i zbatova dhe në fund ia dola edhe të shënoja. Duhet të kemi të njëjtën dëshirë dhe sjellje në fushë edhe përballë AEK-ut. E dimë që është një skuadër e vështirë, por do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin”, u shpreh Mihaj. /VipSport.al/