sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Humbja e dytë radhazi, Roma “ngec” edhe ndaj Udinezes

Katër ekipe janë në garë për dy vende në Europa League dhe Roma sot e ka bërë akoma e më të bukur këtë luftë. Skuadra kryeqytetase ditën e sotme ka pësuar humbjen e dytë radhzai, me Udinezen, që ka mundur të fitojë pastër 0-2, e ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i argjentinasit Peroti.

Lazanja ka mundur të hapë ndeshjen në minutën e 12, duke i dhënë avantazhin e lehtë skuadrës së tij. Pa u mbushur gjysëm ore lojë Peroti shkakton një faull të rëndë dhe largohet nga loja me karton të kuq. Ky moment vulos edhe “fundin” e Romës në këtë ndeshje, që pavarësisht përpjekjeve, e pati të pamundur të evitojë humbjen.

Roma edhe pse me një lojtar më pak, tenton të evitojë humbjen, por nuk arrin dhe kapet në befasi nga Udineze, që dyfishon me Nestorovskin me kundërsulm dhe vulos fitoren 2-0, duke lënë Romën në vendin e pestë me 48 pikë. Ndërkohë, Udineze renditet e 15-ta me 31 pikë. /vipsport.al/