sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Haland lë nam në Norvegji, e nxjerrin nga klubi i natës

Erling Haland këtë vit mrekulloi botën fillimisht duke thyer çdo rekord te Salsburg në Austri e më pas te Dortmund pas kalimit të Bundesliga për 20 milionë euro, plus bonuse për menaxherin Raiola dhe babain e lojtarit. Sulmuesi është një makineri golash, duke u shndërruar menjëherë në sulmuesin kryesor të Borusia Dortmund.

Sezoni për të dhe Dortmundin ka përfunduar dhe 19-vjeçari ka vendosur të kalojë disa ditë pushime në vendlindjen e tij në Norvegji. Mbrëmjen e djeshme bashkë me disa shokë të tij talenti ka dashur të kalojë pak kohë të bukur në një klub nate, por nuk ka qenë e mundur.

Atë e kanë nxjerrë truprojat nga ambientet e klubit. Një video e filmuar nga të pranishmit është bërë virale në rrjetet sociale, teksa një truprojë shtyn jashtë Haland, që nuk duket aspak në një gjendje të mirë emocionale. Nuk dihet ende shkaku i këtij episodi, por nuk përjashtohet edhe ndonjë incident brenda klubit. /vipsport.al/