sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Domgjoni bëhet hero në Turqi, një gol dhe një hapje këmbësh sigurojnë barazimin e ekipit

David Domgjoni ka shkruar sot për herë të parë emrin e tij mes golashënuesve në kampionatin e kategorisë së dytë turke, ku ka gjetur rrjetën për herë të pare me fanellën e Menemenspor. Mbrojtësi i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Tiranës, Kastriotit e Laçit para se të transferohej në Turqi, është kthyer në një nga pikat fikse të prapavijës së kësaj skuadre, e tashmë ka treguar se mund ta ndihmojë edhe në lojë ofensive.

Në ndeshjen ndaj Bursaspor ku ai ishte titullar ashtu si Gentian Selmani, Domgjoni ka gjetur rrjetën në minutën e 15 të duelit duke dalë në ndihmë të sulmit. Ai u tregua i aftë duke ndjekur aksionin në një goditje dënimi, për të mposhtur portierin kundërhstar. Por më pas rezultati u përmbys nga dy penallti të skuadrës vendase, me Seleznov i cili mposhti Selmanin në gjuajtjet nga pika e bardhë.

Por në fillimin e pjesës së dytë, Domgjoni u bë përsëri protagonist. Këtë herë, ai u tregua i aftë që të mos devijonte topin e gjuajtur nga Boztepe duke hapur këmbët e duke e lejuar që të kalonte, për t’u ndalur vetëm në rrjetë për barazimin përfundimtar 1-1 të ekipit të tij i cili në këtë sezon ka siguruar qetësisht mesin e tabelës. /vipsport.al/