sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Çelsi nuk gabon, i rimerr Mançester Junajtid vendin e katërt

Gara për një vend në Ligën e Kampioneve do të vazhdojë të jetë shumë interesante në javët e mbetura në kampionatin anglez, pasi edhe Çelsi u është kthyer fitoreve dhe ka rimarrë vendin e katërt që e humbi për pak orë ndaj Mançester Junajtid. Skuadra londineze ka mundur 3-0 Uotfordin dhe ka bërë të ngjishen më shumë tre skuadrat që janë nga vendi tiretë, deri në vendin e pestë, e që synojnë 2 vendet që të çojnë në Ligën e Kampioneve.

Zhiru, në diskutim për t’u larguar në janar, është kthyer në element thelbësor për lojën e Çelsit dhe e tregoi edhe sot me një gol të shkëlqyer që i dha avantazhin skuadrës së tij. Më pas, ishte Uillian i cili dyfishoi shifrat me një penallti në fundin e pjesës së parë. Goli i tretë, i shënuar nga Barklei në shtesë siguroi fitoren bindëse 3-0 për ekipin e Lampard.

Rezultati çon Çelsin 1 pikë pas Leisterit të vendit të tretë, ndërsa ka dy pikë avantazh ndaj Mançester Junajtid që është futur fuqimisht në garë për një pozicion në katërshen e pare që të çon në Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/