sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Bëma e fundit nga Maradona, thyen ligjin me modifikimin e makinës luksoze

Diego Armando Maradona vazhdon të prodhojë lajm sa herë shfaqet. Argjentinasi është një personazh që kurrë nuk pushon së surprizuari dhe së fundmi është publikuar një video e tij, para karantinës.

Ish-sulmuesi i famshëm që tashmë është trajner i skuadrës së Gimnasia de La Plata, ishte paraqitur në qendrën stërvitore me një makinë luksoze e cila kushton mbi 200.000 mijë euro. Bëhet fjalë për një veturë tip BMW, 400 kuaj fuqi dhe që arrin një shpejtësi nga 0-100 km/h për katër sekonda.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por Maradona nuk bën asgjë normale. Ndaj, kishte menduar që makinës luksoze t’i bënte disa modifikime duke e pajisur me drita dhe sirena. Diçka që është e ndaluar nga kodi rrugor në Argjentinë, pasi të tilla pajisje mund të përdoren nga policia dhe automjete të tjera të nevojave të ndryshme.

Por, gjithsesi Maradona nuk mund ta humbiste hyrjen në qendrën sportive duke marrë të gjithë vëmendjen, edhe pse kjo sjellje pritet t’i hapë telashe me autoritet. Megjithatë, për legjendën nuk do të ishte hera e parë… /VipSport.al/