sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Bejl është në “planet” tjetër, sulmuesi argëtohet në stolin e Realit

Real Madrid arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Alavesh ditën e djeshme, duke u afruar akoma më shumë me titullin kampion. Garet Bejl si zakonisht nuk është aktivizuar në këtë ndeshje nga Zidan dhe uellsiani e ka ndarë mendjen se kjo situatë do vazhdojë të jetë e tillë.

Si pasojë, 30-vjeçari e ka marrë gjithçka me sportivitet dhe ka nisur të argëtohet në stol. Uellsiani ndeshjen e mbrëmshme është parë të vendosë maskën në sytë e tij si shenjë ironie e dremitjes, për shkak se Zidan nuk e preferon.

Më pas është parë shijojë diçka në një gotë të vogël dhe ç’është më e rëndësishmja, fytyra e tij ishte vazhdimisht e qeshur. Në fakt s’ka pse të jetë ndryshe. Futbolli s’është pasioni i tij. Ai do golfin dhe këtë lojë po e praktikon më së shumti. Merr 350 mijë euro në javë dhe gjithçka po shkon në “perfeksion”. /vipsport.al/