sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Barazim mes drithërimash në derbi, Tiranën e shpëton Muçi

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1 pas nëj ndeshje të mbyllur me drithërima. Partizani ka dominuar sfidën, por në fund u desh të kënaqej me vetëm një pikë në këtë duel mes shumë mungesave, i goditur në shtesë kur mendonte se e kishte siguruar sfidën.

Kordeiro i dha avantazhin të  kuqve e më pas Bardhi shpërdoroi mundësinë që të mbyllte duelin pas një kundërsulmi, i ndalur nga Doka. Egbo peshkoi zëvendësimin e duhur me aktivizimin e Muçit i cili në shtesë shënoi golin e barazimit që vulosi sfidën.

Një barazim i rëndë për Tiranën në luftën për titull, pasi i jep mundësinë bardhebluve që me dy fitore tashmë të festojnë titullin kampion, duke i dhënë “bonusin” e një gabimi në javët e mbetura.

Partizani-Tirana 1-1
76′ Kordeiro / 90’+2′ Muçi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon (57′ Cara), Braun (84′ Llanaj), Bardhi.
Trajner: A. Sormani

Tirana: Lika, Doka, Muça (83′ Ismajlgeci), Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka (89′ Sidibe), Torasa (87′ Muçi), Kale, Kobinah, Ngo.
Trajner: E. Egbo

KV: Broja, Telushi / Çelhaka, Batha, Torasa

Gjyqtar: E. Hamiti

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+2’ GOOOL Tirana, shënon Muçi.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Top nga thellësia për Ngo I cili gjuan me kokë, shumë lehtë për të shqetësuar Hoxhën.

87’ Bardhi vepron bukur duke iu shmangur dy mbrojtësve jashtë zonës, goditja e tij nuk është po aq e mirë dhe përfundon larg kuadratit.

82’ Kundërsulm i Bardhit i cili shkëputet nga mbrojtja e Tiranës, vetëm ndërhyrja e Dokës shpëton katërkëndorin bardheblu.

80’ Ngo shpërdoron mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit. Pas një aksioni të gjatë, Kale I jep një pasim perfekt në qendër, por sulmuesi gjuan lehtë në duart e Hoxhës.

76’ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro.

70’ Një largim i lehtë i prapavijës së Partizanit kthehet në asist për Torasën i cili gjuan menjëherë por çon topin në duart e Hoxhës.

68’ Protesta të të kuqve që kërkojnë faull në kufirin e zonës pas një ndërhyrje të Vangjelit ndaj Braun, gjyqtari akordon goditje nga këndi.

66’ Faulle të njëpasnjëshme, ndëshkohen me të verdhë fillimisht Broja e më pas Batha.

60’ Kombinim në zonë i dyshes Kale-Ngo, sulmuesi anglez rrëzohet para Hoxhës dhe bardheblutë kërkojnë penallti por gjyqtari Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë.

53’ Zgjohet edhe Tirana me një goditje nga këndi, harkimi gjen Hoxhallarin i cili provon me kokë por goditja a tij përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

51’ Moment i rrezikshëm në portën bardheblu, Doka gabon në largimin e topit duke ia dhuruar Braun i cili gjuan në portë. Lika grushton e sulmuesi provon të godasë përsqëri, por pa gjetur katërkëndorin.

46’ Menjëherë rrezikshëm Partizani. Solomon gjuan nga jashtë zonës por Lika grushton me vështirësi. Kordeiro ndjek aksionin dhe provon të gjuajë por bllokohet nga Hoxhallari.

46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e të dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parw me barazimin pa gola.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Kombinim mes Kale dhe Ngo, braziliani nis topin në qendër për anglezin i cili devijon por jo drejt kuadratit, duke i hequr mundësinë Torasës që vinte pas tij që të gjuante në portë.

39’ Muça rrezikon autogolin pas një harkimi të Trashit drejt qendrës, por Lika ndjek sferën dhe e mbërthën para se të shkojë në rrjetë.

35’ Trashi kërkon në thellësi Solomon, por sulmuesi nuk e kupton idenë e mirë të mbrojtësit të majtë.

33’ Tentativa e radhës e Bathës nga distanca, përsëri pa shënjestrën e duhur për të shqetësuar Hoxhën.

28’ Dy goditje këndi radhazi të Partizanit që rrezikojën portën e Likës. Bardheblutë shpëtojnë mirë pasi askush nga lojtarët kundërshsarë nuk devijojnë para katërkëndorit.

26’ Rreziku i parë real në portën e një skuadre. Harkim nga e djathta perfekt nga Kordeiro për Bardhin në qendër, në momentin e fundit ndërhyn Doka i cili shpëton portën e tij nga një gol i sigurt.

22’ Harkim i gjatë nga e majta për Kobinah, i cili shkakton faull mbi Trashin e Belicën.

19′ Çelhaka është i ndëshkuari i parë me të verdhë pas një faulli ndaj Bardhit.

16’ Tirana ka marrë kontrollin e manovrës, duke qarkulluar më shumë topin se të kuqtë të cilët mbrohen me forca të shumta e nuk lënë hapësira për sulmin e rrezikshëm bardheblu.

12’ Tentativa e parë drejt portës është e Bathës nga një distancë e largët, sfera nuk ka forcë dhe saktësi e portieri Hoxha e pret i qetë.

11’ Ngulmim i Torasës në krahun e djathtë, argjentinasi gjen hapësirën për të nisur një pasim në qendër por topi përfundon në duart e Goxhës.

9’ Harkim i gjatë i Trashit me një goditje dënimi në krahun e djathtë, sfera niset drejt shtyllës së dytë por Lika kupton dhe del e mbërthen topin.

4’ Tirana përgjigjet me një goditje nga këndi që harkohet në zonë por askush nuk mund ta kthejë topin drejt rrjetës pas devijimit të Ngo.

2’ Tentativë e Solomon në hyrje të zonës, topi devijohet në këndore.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania”