sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Atalanta rikthehet e frikshme me 6 gola, drejt shifrës 100 në këtë kampionat!

Vazhdon marshimi i pabesueshëm i Atalantës në Seinë A, ku është kthyer në një prej superfuqive të këtij kampionati dhe një prej skuadrave më në formë I turneut sa i përket numrit të golave të shënuar.

Skuadra e Gasperinit sot ka mundur me shifrat 6-2 Breshian e cila është praktikisht e rënë nga kategoria, me një demonstrim force të jashtëzakonshëm. Pasaliç ishte protagonist me rre golat e tij, ndërsa në listën e golashënuesve shkruan emrin edhe De Ron, Malinovski dhe Zapata.

Tre pikët e çojnë në vendin e dytë Atalantën, me 6 pikë diferencë nag Juventusi i vendit të pare. Por ajo që bie në sy është shifra mbresëlënëse e 93 golave të shënuar nga kjo skuadër në 33 ndeshje të luajtura, kurse sulmi i dytë më i mirë është i Interit dhe Lacios me nga 68 gola.

Në 60 vitet e fundit, vetëm Napoli i sezonit 2016-2017 ka bërë më mirë, me 94 gola në 38 ndeshje, ndërsa rekordi për Serinë A mbahet nga Torino 1947-1948 me 105 gola të shënuar. /vipsport.al/