sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Atalanta frenon “ringjalljen” e Napolit, blindon vendin e katërt

Skuadra e Atalantës tashmë mund të thuhet pa frikë se është kthyer në forcën e katërt të futbollit italian. Ekipi bergamask është konfirmuar ne vendien e katërt në renditjen e Serisë A me një fitore bindëse 2-0 ndaj Napolit, një sfidë që thuajse mbyll diskutimin për emrat e skuadrave që do të shkojnë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Pjesa e parë ishte me ritëm të ulët, ndërsa e dyta pa Atalantën të fillonte të zbriste në fushë me shumë furi dhe të shfrytëzonte gabimet e ekipit kundërshtar. Pasaliç shënoi golin e parë menjëherë pas rifillimit e më pas ishte Gosens që dyfishoi shifrat.

Napoli reagoi, sidomos pas aktivizimit të Lozanos, duke krijuar shumë raste, por pa arritur të shkonte te goli që do të hapte sfidën. Kësisoj, Atalanta mori tri pikë shumë të vlefshme duke mbajtur 15 pikë larg Napolin, që shihet si rivali kryesor për vendin e katërt. Ndërkaq, vazhdon të argëtojë, siç e tregojnë 82 golat e shënuar deri tani, 16 më shumë sesa Lacio që e është e dyta në klasifikimin e rrjetave të tundura me 66 gola. /vipsport.al/