sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Atalanta “flirton” me fitoren dhe ndal kryesuesit, Juventusi e falet dy penalltive

Atalanta ka flirtuar me fitoren mbrëmjen e sotme në një ndeshje spektakolare ndaj kryesuesve të Juventusit. Bergamaskët kanë treguar edhe një herë se janë skuadra më në forme e Serie A, duke gjetur të parët golin me Duvan Zapatën në minutën e 16-të. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e miqve, ndërsa në të dytën ishte Ronaldo, që ktheu në gol një penallti të akorduar në favor të vendasve.

Atalanta vazhdoi sërish të kërkojë fitoren me shumë uri dhe kaloi për të herë të dytë në avantazh në këtë ndeshje me Malinovskin në minutën e 80. Ndeshja u duk se do shkonte drejt fitores së Gjimshitit me shokë, por ishte sërish një penallti në minutën e fundit të kohës së rregullt, që i ngriu buzëqeshjen miqve. Kristiano Ronaldo e mori sërish përsipër dhe mundi për të dytën herë Golinin nga pika e bardhë e 11 metrave.

Titullar si zakonisht në këtë ndeshje Gjimshiti, i cili luajti minuta të plota dhe arriti të zhvillojë një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari si “Zonja e Vjetër”. /vipsport.al/