sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Asiston Lampard dhe shënon Broja, dyshja kombinohen me “klas” në stërvitje

Trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, që nga ardhja e tij në krye të klubit londinez ka vendosur të mbështesë të rinjtë, mes tyre edhe Armando Brojën. Pas paraqitjeve mbresëlënëse me ekipin e dytë, talenti kuqezi arriti të debutojë me skuadrën e parë dhe tani vazhdon të stërvitet vazhdimisht me yjet e londinezëve.

Çelsi ditën e djeshme ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Uest Hem sot në mbrëmje (21:15). Në këtë seancë, si zakonisht gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni, ka qenë i pranishëm edhe talenti i kombëtares sonë. Madje ai ka regjistruar edhe një episod mjaft të veçantë gjatë stërvitjes.

Në një video të publikuar nga klubi në “Twitter”, duket Lampard teksa jep një pasim “të ëmbël” drejt Brojës, me këtë të fundit, që e ul me klas dhe lëshon një goditje, të cilën Kabajero nuk arrin ta ndalojë të përplaset në rrjetë. /vipsport.al/