sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Asani është super, jep asist dhe shpëton në limite AIK-un nga humbja

Jasir Asani është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ai po arrin të ketë vazhdimësi te AIK dhe po e ndihmon skuadrën me gola dhe asiste, ashtu siç ka bërë ditën e sotme.

Ish-sulmuesi i Partizanit sot është aktivizuar vetëm në minutën e 85, por kaq ka mjaftuar për të lënë shenjën e tij në këtë ndeshje. 25-vjeçari ka marrë një top në zonë pas një krosimi nga e djathta.

Ka mundur ta kontrollojë dhe e ka pasuar mbrapa, ku Abraham ishte i vetëm dhe nuk e kishte të vështirë të gjente cepin e portës dhe të barazonte rezultatin 1-1 ndaj Falkenbergs, duke e shpëtuar nga humbja ekipin e tij në minutën e 90+1.

Asani nuk e bindi AIK ta blejë në verë, por forma e tij e mirë po i bën suedezët të ndryshojnë mendje. Në katër ndeshje, ku dy i ka nisur si titullar, Asani ka mundur të shënojë një gol dhe një asist, me sezonin, që në Suedi sapo ka nisur. /vipsport.al/