sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Arsenali bëhet kërcënues, fitore e rëndë në fushën e pretendentëve për Champions

Arsenali ka filluar të bëhet një prej skuadrave më interesante në këtë pjesë përmbyllëse të sezonit, pas pandemisë. Skuadra e drejtuar nga Mikael Arteta ka siguruar sot fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mundur një nga ekipet më në formë të momentit, Ullvërhemptonin që pretendon për një vend në zonën Champions në sezonin e ardhshëm.

Londinezët kanë fituar sot falë një goli në fundin e secilës pjesë lojë. Saka në fundin e të pares i dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa më pas, Lakazet në mbyllje të së dytës vulosri një fitore shumë të rëndësishme 2-0 që e shtyn ekipin e tij më pranë skuadrave që luftojnë për një vend në Europë.

Arsenali aktualisht ka vetëm 4 pikë diferencë nga Ullvërhempton që gjendet në vendin e 6 I cili siguron të paktën pjesëmarrjen në Ligën e Europës, objektivi minimal i “topçinjve” në këtë sezon të kaluar mes shumë problemesh. /vipsport.al/