sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vetëm një sezon në Kosovë, mesfushori mbyll aventurën me Prishtinën

Ardit Hila dhe prishtina kanë mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin. Një bashkëpunim i cili ka zgjatur për vetëm një sezon, ndërkohë që tashmë ish-futbollsti që u shpall kampion me Partizanin, është i lirë të zgjedhë për të ardhmen e tij.

Së fundmi, Hila po përflitet për një kalim të tijin te Kukësi, aty ku do të kishte mundësinë të ribashkohej me një trajner si Skënder Gega, i cili i besoi shumë në vitin e tij me të kuqtë.

Ndërkohë, edhe aventura me klubin e Prishtinës nuk u mbyll pa sukses për Hilën, pasi me ekipin kryeqytetas, mesfushori ia ka dalë të fitojë Kupën e Kosovës, në sfidën e para pak ditëve më parë ndaj Ballkanit që ishte edhe e fundit për të.  /VipSport.al/