sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vetëm barazim ndaj Dritës, Prishtina e Dallkut ndalet në fund nga ish-sulmuesi i Partizanit

Ndeshja e sotme mes Prishtinës dhe Dritës i ka siguruar një rezulatat shumë të rëndësishëm skuadrës gjilanase, e cila ka marrë një barazim në atë që cilësohej një nga transfertat më të vështira në këtë fund kampionati dhe ka arritur të ruajë një distancë sigurie në kreun e renditjes të Superligës së Kosovës.

Ekipi i Prishtinës, me Armend Dallkun në pankinë, ka arritur që të kalojë i pari në avantazh me anë të Krasniqit, i cili shtyu në rrjetë një asist perfekt nga Thaqi. Prishtina vazhdoi të sulmonte e shpërdoroi disa mundësi të mira për të mbyllur ndeshjen, ndërsa Drita priti momentin e duhur dhe u tregua cinike, duke konkretizuar në ënga rastet e pakta që iu shfaqën. Ish-sulmuesi i Partizanit e Flamurtarit, Astrit Fazliu, devijoi në portë pas një krosimi në zonë dhe siguroi barazimin 1-1 që lë Dritën të shkëputur në krye një javë para derbti të ndezur të Gjilanit. Kurse Prishtina i ka dhënë lamtumirën titullit pasi diferenca me vendin e parë është 7 pikë e tani duhet të mendojë thjesht si të kualifikohet në Europë.

Ndërkohë, Gjilani i Mezanit ka vazhduar të qëndrojë në vendin e dytë në klasifikim falë fitores 2-0 ndaj Drenicës me golat e Razak që në pjesën e parë të sfidës. Gjilani është 4 pikë pas Dritës por mund ta shkurtojë këtë diferencë që në javën e ardhshme në derbin e ndezur të Gjilanit. /vipsport.al/