sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Verder Bremen ka nevojë për para, çdo gjë e bllokon Milot Rashica

Klubi i Verder Bremen në këto momente ka nevojë të madhe për të siguruar disa të ardhura nga shitja e lojtarëve për të përballuar vështirësitë financiare me të cilat përballet. Drejtuesve u nevojiten 30 milionë euro për të shlyer borxhe të akumuluara dhe për të siguruar normalitetin në edicionin e ardhshëm e për të siguruar një pejsë të fondeve kanë nxjerrë në shitje lojtarin më të kërkuar të skuadrës, Milot Rashicën.

Por gjërat nuk po ecin me ritmet që shpresonin në këtë klub që ka bllokuar çdo çështje sa u përket transferimeve në hyrje. Pa paratë e siguruara nga shitja e Rashciës, nuk do të bëhet asnjë lëvizje pasi klubi nuk ka likuiditete. Edhe vetë drejtori sportiv Frank Bauman parashikon që një gjë e tillë të zgjasë ndoshta deri në muajin e ardhshëm.

“Nuk mendoj se do të zhvillohet në ditët e ardhshme transferimi. Është eë vështirë të parashikosh. Praktikisht merkato do të hapet vonë, mendoj se në korrik gjërat do të jenë të qeta dhe më shumë lëvizje do të ketë në gusht e sidomos në shtator. Në shumë kampionate nuk dihet ende se kush do të luajë në arenën ndërkombëtare e kush jo. Planet shpesh varen nga kjo”, tha ai.

Lajpcigu ishte skuadra e parë që bëri ofertë zyrtare për Rashicën, duke ofruar 15 miionë euro plus 3 si bonuse. Verderi refuzoi, pasi shpreson që të përfitojë të paktën 25 milionë euro nga mesfushori i përfaqësueses së Kosovës. /vipsport.al/