sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vendosi bast për Liverpulin me gjithë kursimet e mamasë, feston tifozi i Mançester Junajtid

Liverpuli këtë sezon arriti të fitojë bindshëm Premier Ligën pas plot 30 vitesh nga hera e fundit që ky trofe kishte mbërritur në “Anfield Road”. Shumë tifozë kundërshtarë janë mërzitur, por ata që mund të veçojmë janë fansat e Mançester Junajtid, kundërshtarit më të madh të “The Reds” në historinë e Premier Ligës.

Gjithsesi, një tifoz i “Djajve të Kuq” ka një arsye për tu gëzuar për fitimin e titullit nga Liverpuli. Toni Uard, një mbështetës i thekur i Mançester Junajtid, por një lojtar llotoje i zgjuar është 40 mijë paund më i pasur për shkak të fitimit të Premier Ligës nga ekipi i Klop.

Ai ka vendosur një bast prej 40 mijë paundësh në favor të Liverpulit për fitimin e kampionatit në fillim të sezonit dhe objektivizmi i tij është shpërblyer, duke fituar 40 mijë paund. Paratë që ai kishte vendosur ishin trashëgimi nga mamaja e tij.

“Liverpuli dukej se do të fitonte titullin në këtë edicion. Unë i zgjodha ata pas një debati të ashpër me disa bashkëtifozë dhe shokë të mi që mbështesim Manccester Junajtid. Ishte një garë mes vetëm dy skuadrave, Mançester Sitit dhe Liverpulit.

Megjithatë, unë jam tifoz i Mançester Junajtid që kur isha fëmijë. Mirëpo, në këtë rast nuk duhej të lëshoja dhe vendosa të testoja vetën në paratë që kishte lënë nëna ime si trashëgimi për mua dhe ajo gjithmonë më kuptonte në këto raste”, ka shtuar më tej ai. /vipsport.al/