sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vazhdojnë “shpërthimet” e Bares, mesfushori kritikohet nga trajneri

Keidi Bare në këtë rinisje pas ndalesës prej pandemisë nuk po arrin të fitojë qetësi dhe po tregon shenja të shumta nervozizmi, çka ka sjellë edhe ndëshkime të rënda me kartonë në dëm të tij.

Para pak javësh u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në tre minuta (40’, 43’) dhe e dëmtoi jo pak ekipin e tij, që në fund mori me shumë vështirësi një barazim pa gola, në një ndeshje që mund ta kishte administruar ndryshe nëse fieraku do kishte kontrolluar nervat e tij.

E njëjta gjë ndodhi edhe dy ditë më parë ndaj Albasetes kur mesfushori u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda dy minutave (69’, 71’), duke lënë edhe një herë skuadrën e tij me 10 lojtarë dhe krijuar probleme për shkak nervozizmi, që në shqiptarët në fakt e kemi në gjak.

Pas këtij episodi, prestigjozja “AS” zbulon se trajneri Serxho Peliser ka vendosur të zhvillojë një bisedë të veçuar me 22-vjeçarin rreth këtyre episodeve negative të regjistruara nga mesfushori.

Ka patur kritika me tonë të ulëta dhe këshilla për të ulur nervozizmin dhe reagimin e ashpër në momente të tilla, pasi Bare është një prej më të mirëve të skuadrës dhe i duhet me patjetër Malagës në këtë fazë të kampionatit. /vipsport.al/