sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Valdet Rama me trajner të ri, do drejtohet nga ish-mesfushori i Gjermanisë

Valdet Rama do të ketë mundësinë që në sezonin e ardhshëm të drejtohet nga një prej emrave më të njohur të futbollit gjerman në fillimin e viteve 2000. Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, tashmë pjesë e SV Mepen në kategorinë e tretë gjermane, do të ketë si trajner që nga edicioni i ardhshëm Torsten Frings.

Ish-futbollisti i Verder Bremen, Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund, ka pranuar ofertën që i ka bërë klubi dhe ka firmosur për dy vitet e ardhshme me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes së tij. ”Ky është një klub me traditë dhe më shumë potencial e pasion”, ishin fjalët e Frings pas prezantimit.

Rama pritet të vazhdojë te Mepen edhe në edicionin e ardhshëm pasi mesfushori shqiptar ka treguar formë mjaft të mirë në këtë vit pasi u kthye nga eksperienca në futbollin shqipttar ku veshi fanellën e Kukësit. Ai shënoi 6 gola në 24 ndeshje të luajtura me fanellën e klubit gjerman. /vipsport.al/