sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Uzuni drejt shitjes në Hungari, Laçi fiton ende nga kartoni e tij

Myrto Uzuni këtë verë do të lërë pas dy vitesh Kroacinë dhe Lokomotivën e Zagrebit, për tu bashkuar me Ferencvarosh në kampionatin hungarez. Sulmuesi këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij, por e ka bërë të qartë vazhdimisht se do të largohej në verë, ku tregoi edhe se ka patur oferta nga La Liga e Serie A.

Megjithatë, ai vendosi të shkojë në Hungari, ku e ka vendin e titullarit më të sigurt. Në 2018, beratasi la Laçin dhe kaloi në Kroaci për 350 mijë euro, por duket se Laçi nuk është mjaftuar me këtë shifër. Ata kanë mundur të mbajnë 20% të kartonit të sulmuesit, duke arritur të përfitojnë edhe nga shitja e mundshme te Ferenvarosh këtë verë.

Hungarezët pritet të paguajnë rreth 1.5 milionë euro dhe me një llogari të thjeshtë, Laçi do të përfitojë edhe 300 mijë euro nga shitja e Uzunit. Megjithatë, termat e kontratës së 2018-ës nuk janë bërë të ditura dhe nuk mund të themi se është e sigurt se ekziston kjo pikë, por nëse ka ndodhur kështu, mund të themi se Laçi ka bërë një lëvizje gjeniale. /vipsport.al/