sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tuente ndërron mendje, nuk do të heqë dorë nga “xhevahiri” i ri i përfaqësueses shqiptare

Lindon Selahi ka qenë një nga zbulimet më interesante të këtij sezoni në kampionatin holandez të futbollit. Talenti i përfaqësueses shqiptare ka fituar menjëherë një rol protagonisti me fanellën e Tuente duke luajtur rregullisht e duke tundur edhe rrjetën kundërshtare, për të treguar se është një mesfushor me shumë perspektivë.

Ofertat për të nuk kanë munguar, me skuadra të njohura në kampionatin holandez e jo vetëm që janë bërë gati të firmosin me mesfushorin sapo të marrin një sinjal nga Tuente që dëshiron ta shesë. Por duket se klubi holandez ka planifikuar që Selahi të vazhdojë të paktën edhe një vit me futbollistin në përbërjen e tij.

Drejtori teknik, Jan Shtrojer, ka sqaruar për mediat holandeze se e ardhmja e lojtarit është në këtë klub. “Edhe nëse ka interes për të, ne duam që të vazhdojë në klub”, ishte komenti i tij rreth situatës së Selahit me të cilin klubi ka kontratë edhe dy vite. Futbollisti pritet të fitojë një rol më qendror në lojën e përfaqësueses shqiptare ku Reja deri tani i ka ofruar vetëm pak minuta në fushë. /vipsport.al/