sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Troisi: Te Flamurtari edhe në Kategorinë e Parë, ndaj Bylisit të mësojmë të marrim pike

Marcelo Troisi e sheh ndeshjen ndaj Bylisit si dhe ato pasardhëse si mundësinë më të mirë që të rinjtë që planifikon të mbajë pejsë të Flamurtarit në sezonin e ardhshëm të fillojnë të mësohen me idenë e pikëve të fituara në ndeshje. Në fjalët e tij para duelit me ballshiotët, tekniku shprehu ambiciet që ka për skuadrën e tij dhe beson se do të jetë në stolin e këtij ekipi edhe në edicionin e ardhshëm një kategori më poshtë.

“Bylisi është skuadër e fortë që në këtë kampionat ka bërë shumë mire. Po luajmë në shtëpinë tonë dhe do të ishte pozitive  të dilnim me pike. Nuk ka rëndësi një apo tre por skuadra duhet të mësohet me marrjen e pikëve.

Në përfundim të kampionatit do të ulemi të flasim me administratorin e klubit dhe me shumë mundësi unë do të jem në krye të kësaj skuadre edhe në Kategorinë e Parë”, tha ai.

Ndeshja e fundit ndaj Laçit u shoqërua me polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarëve, por për Troisin, çështja e gjyqtarëve ishte dytësore. “Nuk është puna ime të gjykoj vendimin e penalltisë, por jam i kënaqur nga skuadra e cila edhe me lojtarë të rinj, luajti mire ndaj një Laçi që kërkon të shkojë në Europë. Nuk kundërshtova për penalltinë pasi edhe vetë gjyqtari kryesor ishte në vështirësi, pasi këtu nuk ka VAR që shpresoj të vendoset sezonin e ardhshëm. E respektoj opinionin e trajnerit Cungu por nuk dua të bëj koment rreth deklaratës së tij. Unë jam profesionist dhe më intereson vetëm skuadra ime. Kartoni i kuq i brazilianit Souza ishte i drejtë, ishte një veprim aspak profesionist. Ai është një lojtar shumë i mirë por me vendimin e pamatur i dha fund sezonit”, deklaroi tekniku brazilian. /vipsport.al/