sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Troisi: Gjyqtari vazhdoi lojën derisa shënoi Bylisi, nuk ishte as penallti

Në Vlorë janë shumë të pakënaqur me gjykimin e Blerim Zirit në ndeshjen ndaj Bylisit dhe kjo kuptoet qartësisht nga fjalët e trajnerit Marçelo Troisi. Pas sfidës, për “SuperSport” ai akuzoi hapur gjyqtarin për vendimet e çuditshme që kishte marrë në këtë takim.

“Është një ndeshje jo normale, por më vjen keq pasi djemtë luajtën shumë mirë dhe na penalizoi arbitri. Dha 5 minuta shtesë, por e la lojën të luhej për 8 minuta, deri sa shënoi Bylisi. Pashë edhe rastin e penalltisë në televizor dhe qartazi nuk kishte faull. Nuk e kuptova sjelljen e tij, duke dhënë kartonë të verdhë dhe faulle të paqenë. Nuk e di çfarë të them për arbitrat, por unë punoj çdo ditë për të përmirësuar skuadrën dhe për të bërë një lojë sa më të mirë. Kemi luajtur mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua.

E ardhmja? Nuk e di akoma, pasi do të presim edhe këto 3-4 ndeshje, para se të flas me presidentin. Flamurtari është një emër shumë i madh në futbollin shqiptar dhe mendoj se duhet të rikthehet sa më shpejt në Superiore”, tha Troisi. /vipsport.al/