sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tre mungesa të sigurta dhe një në dyshim, trajneri Dedja me “dhimbje koke” para Luftëtarit

Vllaznia ende nuk ia ka dalë të fitojë një ndeshje nën drejtimin e trajnerit Hysen Dedja. Gjatë kësaj periudhe ekipi është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe është në vendit e tetë të kampionatit, çka do të thotë se nuk e ka sigurt qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, kjo javë mund të jetë e duhura për kuqeblutë t’iu rikthehen tre pikëve. Shkodranët udhëtojnë në Gjirokastër për t’u ndeshur me Luftëtarin e rënë nga Kategoria. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për trajnerin Hysen Dedja, i cili duhet të ballafaqohet me tre mungesa të sigurta.

Bëhet fjalë për Hygor dhe Ramadanin që mungojnë prej një kohe të gjatë, ndërsa listës i shtohet edhe Ardit Krymi, i cili në takimin e fundit u ndëshkua me karton të verdhë duke plotësuar numrin. Ndërkohë, një dyshim për ndeshjen është aktivizimi i Gligorov. /VipSport.al/