sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i “pret udhën” Kumbullës, Juric: Është gati për të mëdhenjtë, por unë e dua edhe sezonin tjetër

Brenda pak ditësh pritet që Marash Kumbulla të kalojë në një nga të mëdhenjtë e Italisë. Talenti i kombëtares sonë është shënjestër kryesore e Lacios dhe Interit dhe java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e 20-vjeçarit.

Kumbulla është një nga talentet më të mëdha ta dalë nga Verona në vitet e fundit dhe verdheblutë duan ta shijojnë akoma liderin e ardhshëm kuqezi. Të paktën këtë përshtypje lë trajneri i klubit italian, Ivan Juriç.

Ky i fundit në një intervistë për mediet italiane tregon se Kumbulla është gati të luajë për një skuadër më të madhe, por e dëshiron edhe një tjetër sezon te Verona.

“Ai është gati për të luajtur me një skuadër të madhe, megjithatë unë do të doja të qëndronte këtu edhe për një vit tjetër. Më pëlqen shumë për seriozitetin që tregon”, u shpreh trajneri kroat. /vipsport.al/