sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tjetër mundësi për Vrionin, shqiptari grumbullohet sërish nga trajneri Sarri për ndeshjen në Milano

U mësuam që Xhakomo Vrionin ta shihnim rregullisht në listën e të grumbulluarëve të Juventus pas periudhës së koronavirusit. Kjo edhe sepse në repartin ofensiv mungonte Gonzalo Higuain, ndaj trajneri Mauricio Sarri ktheu sytë nga ekipi i të rinjve, pjesë e të cilës është sulmuesi shqiptar.

Megjithatë, në ndeshjet e fundit, 21-vjeçari ka qëndruar larg ekipit të parë duke qenë pjesë e Primaverës bardhezi me të cilën fitoi edhe Kupën e Italisë. Por, në listën e të grumbulluarëve të shpallur sot nga trajneri Mauricio Sarri për ndeshjen ndaj Milanit është edhe emri i Xhakomo Vrionit.

Sulmuesi i talentuar ka përfituar nga mungesa e Paulo Dibalës dhe ia ka dalë të jetë pjesë e bardhezinjve që udhëtojnë drejt San Siros. Një eksperiencë unike kjo për Vrionin, i cili ende është në pritje të debutimit me ekipin e parë teksa pritshmëritë për të janë të mëdha. /VipSport.al/