sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Titullar në suksesin e radhës te Atalanta, ja nota e Eurosport për Gjimshitin

Berat Gjimishiti ishte një nga titullarët e formacionit të trajnerit Gasperini në mbrëmjen e djeshme teksa Atalanta mori fitoren e radhës në shtëpi ndaj Sampdorias. Bergamaskët iu imponuan kundërshtarëve me rezultatin dhe përkohësisht janë ngjitur në vend të tretë, duke zbritur nga podium Interin që gjithsesi ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, mbrojtësi i kombëtares, Gjimshiti u aktivizua për 52 minuta. Minuta të mjaftueshme këto për të marrë notën 6, nga vlerësimet e zakonshme të Eurosport.

“U ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari, edhe pse ishte vetëm ndërhyrja e tij e parë gjatë lojës. Por, gjithsesi deri në minutën e 52 ia doli sërish të zhvillonte një ndeshje mjaft impenjative”, shkruhej në vlerësimin e Eurosport për performancën e Gjimshitit. /VipSport.al/