sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana e dënuar të mos pushojë sa të tjerët, bardheblutë do të “parkohen” pranë liqenit

Pushimet e Tiranës nuk kanë nisur ende dhe pritet të zgjasin shumë pak. Këtë të dielë bardheblutë sfidojnë Teutën në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe pas kësaj ndeshje do të kenë mundësi të pushojnë disa ditë, përpara se të nisin përgatitjet për ndeshjet eliminatore të Champions League.

Për të përgatitur ndeshjen e parë të Champions League, Tirana nuk pritet të qëndrojë në kryeqytet dhe do të largohet drejt një vendi më të freskët për të kryer fazën përgatitore. Mësohet se bardheblutë do të udhëtojnë drejt qytetit të Pogradecit për të qenë sa më të qetë dhe për tu larguar disi nga zhurma në kryeqytet, si dhe për të shijuar bukurinë dhe ajrin e pastër pranë liqenit të Ohrit.

Ata pritet të qëndrojnë më shumë se një javë në qytetin liqenor, për tu kthyer më pas në shtëpi dhe për të mësuar se ku do të luhet ndeshja, pasi duhet të themi se faza eliminatore e Champions këtë sezon do të bëhet me ndeshje teke (ndeshja do të luhet mes 18-19 gushtit). Kundërshtari i Tiranës për fazën e dytë eliminatore do të mësohet më 9 gusht, kur hidhet shorti. /vipsport.al/