sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana drejt akordit për rinovim me një tjetër titullar të rëndësishëm

Pas argjentinasit Agustin Toarasa, braziliani i spikatur në vitet e fundit në elitë me ekipet e Kukësit, Flamuartarit dhe që në verën e shkuar u bë pjesë e 24-herë kampionëve, Elton Kale do të jetë futbollisti i radhës që do të rinovojë bashkëpunimin me Tiranën. Anësori brazilian ka gjetur akordin me presidentin Refik Halili dhe në ditët e ardhshme pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari ndihet i lumtur në kryeqytet dhe do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me kampionët e shqipërisë. Kale ka qenë një ndër lojtarët më produktiv të repartit të avancuar me 9 asiste dhe 4 gola në 28 ndeshje.

Presidenti Halili dëshiron të rinovojë kontratën edhe me Majkëll Ngonë, por arritja e marrëveshjes me britanikun është më e vështirë. Sa i përket merkatos në hyrje Tirana ka zyrtarizuar vetëm sulmuesin Albion Avdijaj, por janë në bisedime edhe me dy mbrojtësa, dhe një mesfushor.

Ndërkohë, Albi Doka zyrtarisht është larguar nga bardheblutë, ndërsa Sidibe, i cili i’u bashkua skuadrës në merkaton e janarit, mësohet se do të jetë firo e radhës.

E.S./Vipsport.al/