sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teuta-Tirana në finalen e Kupës për 100-vjetor, koha për të thyer barazimin historik

Finalja e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni do të shohë përballë njëra-tjetrës skuadrat e Tiranës dhe Teutës, dy ekipe të cilat do të luftojnë për të bërë të tyrin një trofe që merr shumë rëndësi për faktin se të dy klubet festojnë 100-vjetorin e tyre.

Një shekull i kaluar mes përballjesh të shumta të të dy ekipeve të cilat e kanë parë edhe katër herë të tjera veten si rivale në finale e Kupës duke diskutuar për trofeun e dytë për nga rëndësia në vend.

Tirana ka shkuar 25 herë në finale më parë dhe në 16 nga këto raste ka ngritur lart trofeun, një rekord në vendin tonë. Në krahasim me bardheblutë, Teuta është më “modeste” me vetëm 9 prani në finale e 3 fitore. Por dy nga këto fitore i ka pikërisht ndaj bardhebluve.

Teuta ka fituar finalen e Kupës përballë Tiranës në sezonet 1994-1995 dhe 2004-2005. Pikërisht ai i vitit 2005 është trofeu i fundit që klubi bregdetar ka siguruar. Edhe Tirana ka shënuar 2 fitore ndaj durrsakëve në finale. E para është në sezonin 1993-1994, ndërsa e dyta është në edicionin 2002-2001. Një barazim historic që lidh dy ekipet e që do të thyhet në fillimin e muajit gusht, në duelin që do të vërë përballë dy ekipet në finalen që do t’i japë fund këtij sezoni futbollistik të çudtishëm. /vipsport.al/