sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teqja: Derbi i vakët, na mërziti. Meritojmë trofe se i kemi mundur të gjithë rivalët direkt

Olsi Teqja mendon se Kukësi e meriton një trofe në këtë sezon, qoftë ky kampionati apo Kupa. Në “Rubrika Sportive” ai e cilësoi detyrim fitoren e një trofeu, ndërsa pranoi se në klubin verilindor ishin mërzitur nga barazimi dramatik në derbi.

“Ishte një derbi i vakët se mungonin tifozët që i japëin bukuri, u ndez pak në pjesën e dytë pas golit, po u mbyll në mënyrë dramatike. Ishte një derbi jashtë pritshmërive por në fund rezultoi i bukur, por jo për ne. Nuk është se benim tifo për Partizanin por me sa pamë që dy ekipet nuk u ngritën në nivelin e duhur. Partizani ishte më konkret dhe e meritonte fitoren, ai barazim dramatik na mërziti disi dhe ishim pak të zhgënyer

Teuta është kundërshtar shumë serioz dhe e morëm me seriozitet maksimal se na duheshin tre pikët. Ishim shumë konkretë, të saktë, loja ishte shumë e rrjedhshme, shënimi i golit që në minutat e para na ndihmoi për të shënuar të dytin dhe u bë më e lehtë për ne. Zbatuam detyrat e trajnerit dhe bëmë një pjesë të pare shumë të mirë.

Në fazën sulmuese jemi shumë të kompletuar, shënojmë shumë gola dhe kemi shumë cilësi në fazën sulmuese. Jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit, me më pak gola të pësuar. Pra mund të thuhet se mbrojtja ka bërë punën e vet.

Unë e kam thënë edhe më parë që nuk është më asgjë në dorën tone. Detyra jonë ishte që nga 10 finale pas pandemisë t’i fitonim të gjitha. Fatkeqësisht nuk i fituam dhe bëmë hap fals me Laçin, e rëndësishme është të marrim 9 pikë dhe pastaj nuk është më në dorën tonë.

Përderisa Flamurtari ka dale nga objektivat besoj se do të jetë më e lehtë për Tiranën. Laçi e Bylisi do të kenë më shumë vështirësi.

Kukësi është i ndërtuar për objektiva madhorë dhe do të jetë keq po të dalë pa trofe se e meitojmë një trofe këtë vit, kampionatin po Kupën. E kemi objektiv madhor dhe detyrim. Besoj se në fund të këtij viti do e marrim një trofe. Edhe ju jeni dakord me mua që nëse nuk marrim trofe është dështim dhe na vjen keq se kundërshtarët direkt i kemi mposhtur në çdo drejtim, si Tiranën, Partizanin apo Teutën. Kampionati fitohet me ekipet e vogla dhe ne kemi gabuar dhe kjo është pasoja e differences që kemi aktualisht me Tiranën”, tha Teqja. /vipsport.al/