sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Telashe për Marash Kumbullën, lojtari lë i dëmtuar fushën që në pjesën e parë

Ngarkesa fizike e një kalendari të ngjeshru duket se ka filluar të lërë pasoja te lojtarët dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as Marash Kumbulla. Mbrojtësi i ri i përfaqësueses shqiptare, sot ka qenë i detyruar të lërë fushën e lojës që në minutat e pare të ndeshjes së Veronës ndaj Romës për shkak të një dëmtimi.

Në minutën e 18 të sfidës, pasi doli në sulm për të ndihmuar skuadrën e tij në një goditje standarte, Kumbulla u ul në zonën e rreptësisë kundërshtare dhe kërkoi ndihmën e mjekëve, pasi ndjente shqetësime muskulore. Lojtari u zëvendësua menjëherë dhe u largua duke çaluar dukshëm. Një lajm i keq padyshim për stafin e Veronës, pasi ai është një prej futbollistëve më të mire të prapvijës dhe mungesa e tij ndjehet shumë.

Vetë trajneri Juriç një ditë më parë deklaroi se Kumbulla nuk ishte ankuar edhe pse ishte i lodhur. Por pasojat e kësaj lodhje janë parë sot në fushë me dëmtimin e mbrojtësit që mund ta penalizojë në javët e mbetura të Serisë A. Gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillohen testet për të kuptuar shkallën e dëmtimit të mbrojtësit shqiptar /vipsport.al/