sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të reja nga e ardhmja e Kamberit: Xherrard ka ndërruar mendje, e do edhe Hull Siti

Florian Kamberi dimrin e shkuar la Hibernianin për tu bashkuar me Reinxhërs në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Transferimi final nuk ndodhi dhe sulmuesi i kombëtares sonë u kthye te Hibernian, ku edhe po stërvitet për momentin. Qëndrimi te bardhejeshilët nuk diskutohet për shkak të deklaratave të dashurisë ndaj Reinxhers dhe mllefit të krijuar nga drejtuesit e tifozët në lidhje me këtë.

U fol se Reinxhërs nuk do të ekzekutojë klauzolën e blerjes së tij, por mediet skoceze raportojnë për zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e 25-vjeçarit. Mësohet se Xherrard e do në ekip për sezonin e ardhshëm Kamberin. Kriza prej pandemisë ka ndikuar padyshim edhe në buxhetin e klubit skocez dhe drejtuesit po negociojnë të sigurojnë shërbimet e Kamberit në një tjetër formulë huazimi. Përtej këtij interesi, Kamberi nuk është dakord të bashkohet me ta me këtë formë.

Sulmuesi kuqezi është dakort të negociojë vetëm nëse Reinxhërs vendos ta blejë në mënyrë përfundimtare, diçka që për momentin nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Në këtë situatë Kamberi mund të nisë negocimet edhe me klube të tjera dhe mësohet se e duan në Angli. Hull Siti, që luan në Championship ka treguar interes për të dha ka nisur kontaktet e para me Hibernian. Te Reinxhërs Kamberi u aktivizua në nëntë ndeshje (dy si titullar) dhe arriti të jetë autor i vetëm një goli. /D. Lala-vpsport.al/