sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të plotë para Partizanit, Bylisi për kthesën ndaj “demave”

Bylisi është i përqendruar te sfida me Partizanin që do ta luajë nesër në 17:45 në “Adush Muça”. Me skuadrën në seancë janë parë edhe dy lojtarë titullarë. Bëhet fjalë për Emiliano Mozone dhe Marjo Barjamaj, dy lojtarë që kanë pasur probleme fizike në takimet e fundit kanë nisur që të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës.

Të dy lojtarët kanë shfaqur probleme para Kukësit, por që janë rikuperuar pas një jave afro, ndonëse Barjamaj luajtu edhe ndaj Tiranës dhe ndjeu shqetësime. Por tashmë të dy janë gati dhe bëhet fjalë për dy lojtarëvtë rëndësishëm për trajnerin Dovedan.

Para të kuqve, situata në Ballsh është mjaft e mirë dhe synimi janë tri pikët qe e largojnë skuadrën e Dovedan nga zona “Play-Out”. Kanë mbetur edhe pesë takime dhe Bylisi bën llogritë që ne sfidat e shtëpisë të rmarrë pikët maksimale.

Rifillimi i garës pas pandemisë ka treguar një Bylis me ambicie, ndaj edhe me të kuqte, fitorja është detyrim që shërben edhe si kthesë në kampionat.

E.S./Vipsport.al